Dogana e Kosovës sot ka gjetur një pistoletë dhe 100 copë fishekë gjatë kontrollimit të një kamioni në Vërmicë, transmeton KosovaPost.
“Sot, në Pikën e Kalimit Kufitar në Vermicë, Njësitet Antikontrabandë në bashkëpunim me zyrtarët e shiqimit të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll të detajuar të një ngarkese komerciale dhe të kabinës së një kamioni”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës në Facebook.
“Gjatë këtij kontrolli është hasur një pistoletë e tipit 9 mm si dhe 100 copë fishekë”.
Dogana ka njoftuar se rasti i është dorëzuar Policisë së Kosovës për ta hetuar.



Të tjera
Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit
Priti penalltinë, Aro Muriq shpallet “Man of the Match” ndaj Juventusit
Kjo është 67-vjeçarja që vdiq, pasi ra nga Ura e Moglicës