Në qytetin e Prizrenit po zhvillohet edicioni i 24-t i Festivalit të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, i cili edhe kësaj radhe po tërheq interesim të madh.
Hapja e festivalit u mbajt në kinemanë verore mbi lumin “Lumbardhi”. Në shfaqjen e parë, publiku pati mundësinë të shohë filmin “The Helsinki Effect” të regjisorit Arthur Franck.
Me temën e këtij viti “Ethet e Pafundme, Zbrazëtia Shpirtërore”, festivali ofron një program të pasur me filma të shkurtër dhe dokumentarë, si dhe punëtori, panele, ekspozita dhe koncerte.
Si një nga ngjarjet më të mëdha të filmit të shkurtër dhe dokumentarit në Ballkan, DokuFest do të përfundojë më 9 gusht me ndarjen e çmimeve në shtatë kategori. Festivali është i njohur për shfaqjet krijuese që zhvillohen nëpër rrugë dhe vende historike të Prizrenit, qytet që dikur nuk kishte asnjë sallë kinemaje.



Të tjera
Tubimi i PD-së, reagon Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar
Kërćënimet me jetë ndaj Albin Kurtit, reagon policia e Kosovës
Xhenxhefil me mjaltë, një kombinim që ndihmon tretjen