Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me shkrimet nëpër portale që e kanë përmendur mungesën e saj në protestën që u zhvillua në kryeqytet kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale në Hagë.
“Po të protestoja për diçka, do të filloja nga ky fakt: 82 deputetë votuan pro themelimit të Gjykatës Speciale: 30 nga PDK, 34 nga LDK, 18 nga partitë e komuniteteve pakicë. Jam e sigurt se ndonjëri prej tyre ka qenë në protestë, duke protestuar ashpër kundër asaj që vetë e ka votuar. E deri te padrejtësitë e fundit që po ndodhin aktualisht në Hagë, të cilat janë pasojë direkte e asaj vendimmarrjeje”, ka thënë ajo.
Deputetja tutje ka thënë se nuk ishte ajo familjarja e vetme e të akuzuarve në Hagë që mungoi në protestë, megjithatë, sipas saj, nga portalet u përmend vetëm emri i saj që të sulmohet Lëvizja Vetëvendosje.



Të tjera
Si ta njohim dhe shmangim një person negativ
KEK hap përkohësisht rrugën Vodicë-Dardhishtë për qarkullim, për shkak të përmbytjeve në Obiliq
Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë