Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin kreun e ri të organit ligjvënës përmes votimit të hapur. Konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30-ditësh. Emri i një kandidati, sipas vendimit, mund të hidhet në votim vetëm deri në tri herë.
E ky vendim nxiti reagime të shumta, madje përplasi edhe partitë politike mes vete.
E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i kushtetueses, Muhamet Kelmendi.
Së pari, tha se në parim vendimet e Kushtetueses duhet të respektohen, ndonëse vendimi i fundit mund të krijojë konflikte të mëdha.

“Verdikti i Gjykatës Kushtetuese kërkohet të respektohet, pavarësisht faktit ose rrethanave se si është nxjerrë.
Por, mos të harrojmë se vendimet e tilla shpesh krijojnë konflikte të thella.
Format e votimit në demokracitë liberale bashkëkohore janë të njohura.
Çdo kund janë vetëm tri forma:
Votimi i fshehtë, dhe
Votimi me regjistrim”, nënvizoi ai.
Dy format e para janë baza e demokracisë.
Madje, votimi i fshehtë është themeli i demokracisë liberale, sepse kështu del mendimi real i votuesve.
Çdo kush që e mohon këtë formë është kundër demokracisë dhe bie në autokraci”.
Ndër të tjera, njohësi i kushtetuses tha se nuk pajtohet të kundërshtohet votimi i fshehtë.
“Këtë formë të hapur të votimit e pati zbatuar klika e Millosheviqit në vitin 1989, kur bëri ndryshimin e Kushtetutës.
Me votim të hapur dhe të imponuar, dhe nën kërcënime në Kuvendin e KSA të Kosovës, më vitin 1989, rrëmbeu statusin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe e konstituoi këtë vend si pjesë integrale të Serbisë. Këtë unë nuk e dua”, përmbylli Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.
Nuk mund të dakordohen me ikjen nga forma elementare e votimit në demokracitë liberale: votimi i fshehtë. Këtu nuk kam koment.
Verdikti i Gjykatës është obligativ”, përmbylli Muhamet Kelmendi
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit