Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë për vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në Gjilan.
Sipas njoftimit, përveç Mefail Shkodrës, në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, për veprën e njëjtë penale, “vrasje e rëndë”.
“Policia e Kosovës shpall në kërkim personat: Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra”.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët dhe mediat”, thuhet nw njoftim, transmeton KosovaPost.
Tre persona kanë mbetur të vrarë mesditën e sotme në Gjilan, ndërsa një tjetër është plagosur, e cili po trajtohet në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO
Kryetari i Zveçanit urdhëron heqjen e fotografisë së Ratko Mlladiqit nga muret e qytetit