Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL e UÇK-së) ka zhvilluar takim me ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, raporton Kosova Post.
OVL e UÇK-së ka falënderuar shtetin turk dhe ambasadorin për gatishmërinë, respektin dhe dëgjimin e sinqertë, duke kërkuar që Turqia të shërbejë si garanci për drejtësi dhe transparencë në proceset e Gjykatës Speciale.
Organizata ka theksuar miqësinë e gjatë mes dy popujve dhe ka shprehur besimin se kjo marrëdhënie do të vazhdojë të forcohet.



Të tjera
Pse Covid-19 rriti makthet te njerëzit
Abdixhiku: Do t’i bashkoj të gjithë në LDK, edhe ata që u larguan, edhe ata që heshtën
Ibishi: Pas “Brigadës së Veriut” që kërcënoi Kurtin qëndrojnë inteligjencat serbe dhe ruse