Kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP) dhe Ministri në detyrë për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yaşar Güler. Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe zhvillimeve rajonale.
Në të njëjtën vizitë, Damka u takua edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan, ku u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet rajonale.
Këto takime kanë për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Turqisë, duke rritur mirëkuptimin dhe bashkëpunimin reciprok.



Të tjera
Gjërat që tregojnë që lidhja juaj do të zgjasë
Ushqimi që rinon trurin, me të paktën 10 vjet
Gjashtë vitaminat që shpesh i mungojnë organizmit