Një person ka humbur jetën nga aksidenti që ndodhi në rrugën Komoran – Carralevë.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Bëhet e ditur se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për shkaqe akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka goditur disa automjete të parkuara.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton PK.
Të tjera
Qytetarët e veriut të ndihen të sigurt
Xhaka i pati tri oferta serioze, por në fund e zgjodhi Sunderlandin
Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku dhe Kujtim Shala zgjidhen nënkryetarë të Kuvendit