Zjarret në Greqi, emigrantët shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

Zjarret në Greqi, emigrantët shqiptarë mbeten të bllokuar në aksin që lidh Artën me Janinën

Qindra emigrantë shqiptarë që u nisën për pushime në atdhe, mbetën të bllokuar për orë të tëra në aksin që lidh Artën me Janinën në vendin e quajtur Filipiadha.

Situata ishte e rrezikshme pasi autobusë dhe autovetura u detyruan të ecin mbrapsht në krah të kundërt për më shumë se 1 kilometër në autostradë për të mos rrezikuar jetën e udhëtarëve nga zjarri.

U desh ndërhyrja e zjarrëfikësve të cilët vunë nën kontroll flakët për të bërë të mundur kalimin e sigurtë të autobusëve me udhëtarëve.

Ndërsa situata në zonën e Ahajias në afërsi të patrës mbetet dramatike.

Disa shtëpi janë djegur ndërsa mbetet i bllokuar prej disa orësh aksi që lidh Patrën me Pirgosin. /Tch/