Sot është bërë betonimi i pllakës së njërës prej dy urave të reja që po ndërtohen mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Kjo urë është e dedikuar për automjete dhe tashmë është në fazën përfundimtare të ndërtimit, derisa me të njëjtin ritëm është paralajmëruar të vazhdojë edhe ndërtimi i urës tjetër të dedikuar për këmbësorë.
Urat e reja janë pjesë e projektit për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në qytet, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi ndërmjet pjesës jugore dhe asaj veriore të Mitrovicës, qytet i ndarë etnikisht që nga paslufta.




Të tjera
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Katër arsye pse duhet të hani më shumë hudhra në verë
Kujdesi për bimët, ja sa dritë dhe ujë duan ato