Si rezultat, janë identifikuar 461 asete të reja, me një sipërfaqe totale prej 396 hektarësh, të cilat më parë nuk figuronin në listat zyrtare të AKP-së dhe nuk administroheshin nga agjencia.
“Ky shënon një hap të madh në drejtim të rikthimit dhe menaxhimit të pronës shoqërore në përputhje me mandatin ligjor të Agjencisë.
Në vijim, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe aktet nënligjore për administrimin dhe mbrojtjen e pronës shoqërore, AKP planifikon verifikimin e të dhënave nga Agjencia Kadastrale që posedon për vitin 2000, me qëllim të:
a) Identifikimit të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore që mund të jenë tjetërsuar pa dijeninë e AKP-së;
b) Vlerësimin e ligjshmërisë së ndryshimeve pronësore të kryera pas vitit 2000; dhe
c) Marrjen e masve për kthimin e aseteve nën administrim të AKP-së, nëse konfirmohet transferimi i paligjshëm.
Kjo arritje konfirmon angazhimin e AKP-së për transparencë, ligjshmëri dhe mbrojtje të pasurisë shoqërore, duke e vendosur atë në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe interesit publik të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Të tjera
Bashkëpunimi politik dhe institucional është një domosdoshmëri
Biografia e kryetarit të ri të Kuvendit, Dimal Basha
Abdixhiku: Një fitore e injorancës