Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj ka pritur të enjten në një takim pune shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk me të cilin diskutoi rreth sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, Isufaj dhe ambasadori McGurk theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në funksion të avancimit të standardeve ligjore, profesionale dhe llogaridhënies.
“Gjatë takimit, u diskutua rreth sfidave aktuale me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Kosovë, si dhe për hapat e mëtutjeshëm drejt forcimit të sundimit të ligjit”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se ambasadori McGurk, riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për Prokurorinë Speciale dhe shprehu gatishmërinë për të kontribuar në avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Të tjera
Sveçla i uron qytetarët për hapjen e urës së re mbi Ibër
11 palestinezë të tjerë vdesin nga uria në Gaza, numri total arrin në 300
Bahtiri hyn fort i lumtur në kuvend – arsyeja është hapja e urës së re në Mitrovicë