Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.
Ai ka bërë të ditur se, si ish-anëtar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i është drejtuar Policisë së Kosovës me një kërkesë për qasje në të dhënat për numrin e vrasjeve nga viti 2015 deri më 2025.
“Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, numri i vrasjeve këtë vit dhe vitet e fundit nuk ka ndonjë trend në rritje. Kjo nuk do të thotë që rastet e fundit nuk duhet të trajtohen seriozisht. Por, ajo që bie në sy është se viti me më së shumti raste vrasjesh në këto 10 vite ka qenë 2018, me gjithsej 34 raste,” ka shkruar Bajqinovci.
Ai ka theksuar se, për ironi, në vitin 2018 ministër i Drejtësisë ishte pikërisht Abelard Tahiri, i cili së fundmi akuzoi qeverinë aktuale për dështim në mbrojtjen e qytetarëve.
“Po ashtu, kujtojmë se në atë kohë drejtori i Policisë ishte Rashit Qalaj, tash deputet i PDK-së,” ka shtuar Bajqinovci.

Të tjera
Leon Avdullahu zgjodhi Kosovën para Zvicrës
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim