Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën të ditur se gjatë 12 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 61 vatra zjarri në vend, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit, nëntë vatra vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 52 vatra janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.
“Menaxhimi i situatës po zhvillohet në koordinim të ngushtë me Njësitë e Zjarrfikëse, Qendrat Operative 112 dhe Policinë e Kosovës, thuhet në njoftim.
AME shton se nga vlerësimet dhe analizat e bëra, situata paraqitet e menaxhueshme, pasi të gjitha vatrat aktive janë nën monitorim të vazhdueshëm dhe ekipet zjarrfikëse janë në terren.
AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë e Kosovës, KFOR-it, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.



Të tjera
Dy super derbi sot në basketboll
Mungesa e hekurit te fëmijët
Ngrënia e bukës së bardhë çdo ditë, mund të shkatërrojë gjumin tuaj