Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.
Ai thekson se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, dhe Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje kanë vepruar gjithmonë në përputhje të plotë me Kushtetutën, nëse merret për bazë Aktgjykimi KO119/2014.
“Kushtetuta është e njëjta si në vitin 2014. Nuk ka ndryshuar. Por ajo çfarë ka ndryshuar është interpretimi që po i bëjnë Kushtetutës anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, sepse ka ndryshuar fituesi – tash është Lëvizja Vetëvendosje e nuk është PDK-ja”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai tutje ka shtuar se aktgjykimi i publikuar dje duket sikur është “shkruar në zyrat e PDK-së”.
“Në fakt, ky Aktgjykimi i publikuar dje edhe duket sikur është shkruar në zyrat e PDK-së, për dallim prej atij të datës 26 qershor që megjithatë linte përshtypjen se ka pasur kontribut edhe nga vetë Gjykata”, ka shtuar ai.
Të tjera
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin – Kosova nuk flirton me fuqi malinje