Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka mbajtur një takim të përbashkët me drejtorët e të gjitha drejtorive rajonale të ATK-së.
Në këtë takim, sipas njoftimit të ATK-së, u diskutua rreth sfidave kryesore me të cilat përballen drejtoritë rajonale, si dhe për punën që po bëhet në realizimin e objektivave institucionale.
“Përmes këtij takimi, drejtori i përgjithshëm, Hyseni përcolli mesazhin se Administrata Tatimore e Kosovës do të fokusohet në shërbimin dhe edukimin e tatimpaguesve, duke e parë edukimin tatimor si prioritet kryesor. Ai theksoi se qëllimi i ATK-së nuk është ndëshkimi, por ofrimi i udhëzimeve dhe mbështetjes së nevojshme që secili tatimpagues të ketë mundësi të përmbushë detyrimet ligjore në mënyrë të drejtë dhe të lehtë”, thuhet në njoftimin e këtij institucioni.
Tutje theksohet se këto takime përforcojnë vizionin e Drejtorit të Përgjithshëm për të krijuar një administratë tatimore të unifikuar dhe bashkëpunuese, ku çdo drejtori rajonale ka rol kyç në rritjen e efikasitetit dhe në ofrimin e shërbimeve më cilësore për qytetarët dhe bizneset.
Të tjera
Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush
Shefi i OBSH-së kërkon mbrojtje për shëndetin dhe punonjësit e ndihmës në Gaza pas lirimit të një punonjësi nga Iz*raeli
Baraliu kërkon trajtim serioz të fakteve për Listën Serbe