Mbledhja e sotme në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e tre padive për shfuqizimin e pjesshëm të disa neneve në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” ka përfunduar pa një vendim.
Në seancën e sotme u parashtruan provat shtesë të kërkuara nga “Kushtetuesja”. Mbledhja u mbyll pa vendim. Në përfundim të seancës, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se shpresonte në një vendim pozitiv në vijim.
“11 mijë biznese janë mbyllur, ndërkohë që bizneset e tjera po deklarojnë se do të largojnë jashtë Shqipërisë aktivitetin e tyre. Ne nuk e kemi luksin që të humbim njerëzit e punës, nuk e kemi luksin që të humbim shtresën e mesme, nuk e kemi luksin që të humbim ato që sot po i japin shumë ekonomisë. Qeveria shqiptare me sistemin e taksave ka krijuar sistemin më të padrejtë, ka taksuar më shumë profesionistët e lirë se çdo profesion tjetër”, tha Tabaku.



Të tjera
Pesë shenja që tregojnë se duhet të eliminoni glutenin nga dieta juaj
5 trika psikologjikë që jua stërvisin trurin për të qenë inovativ
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha