Liridon Restelica, ish-drejtori i suksesshëm i Prishtina Parking dhe tash kandidat për asamblenë komunale të Prishtinës nga radhët e Lidhjes së Prishtinës, ka dhënë një zotim të qartë për qytetarët e Prishtinës.
Sipas tij, vetëm një muaj pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve lokale, rregullorja e re për funksionimin e Prishtina Parking do të jetë gati dhe në fuqi dhe sipas Restelicës asnjë punëtorë i kësaj ndërmarrje nuk do të mbetet pa pagë dhe vend pune.
“Siç edhe ju e dini në kohen kur unë kam menaxhuar ketë ndërmarrje ka qenë model në Prishtinë dhe si e tille ndërmarrja do të kthehet prapë. Vetëm një muaj për certifikimit të rezultateve ne do ta hartojmë rregulloren e re për Prishtina Parking do të ketë kushte dhe paga shumë më të mira për të gjithë punëtoret e kësaj Ndërmarrje të rëndësishme komunale” ka treguar Restelica
Sipas tij, Prishtina Parking do të ketë rregullore moderne dhe efikase sipas standardeve evropiane, duke ulur abuzimet dhe duke rritur transparencën.
Sipas Liridonit të gjithë qytetaret e Prishtinës do të përfitojnë nga rregullorja e re për parkingjet e cila do të jetë shumë funksionale dhe leverdishme për qytetaret që jetojnë në kryeqytet
Liridon Restelica me përvojën e profesionalizimin e treguar gjatë menaxhimit të Prishtina Parking ka qenë një storie suksesi sa i përket menaxhimit të ndërmarrjeve komunale ne Prishtinë
Në listën për Prishtinën Liridoni është i fundit në listë, por siç dihet është i pari për punë. FrontOnline
Të tjera
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia
Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë
U nda nga jeta ish-gjyqtari i futbollit dhe hendbollit Feriz Parllaku