Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se kanë deponuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike për daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë elektrike.
Para mediave, Tahiri tha se ekonomia kosovare po rrënohet.
“Sot, në emër të PDK-së, në mbrojtje të interesit publik dhe të ekonomisë, sapo deponuam ankesën tonë në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, që në mënyrë të dhunshme nxjerr mbi 1 mijë biznese në treg të lirë”, tha ai.
Sipas Tahirit, kjo situatë i konvenon vetëm “një grupi kriminal që sillet rreth kryeministrit”.
Ndryshe, nga 16 gushti, bizneset që nuk kanë kaluar në tregun e lirë energjetik janë shkyçur nga KEDS.
Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike ka kërkuar nga bizneset që të lidhin kontrata me furnizues të licensuar.
“ZRRE do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit dhe inkurajon të gjithë konsumatorët që i plotësojnë kriteret për të dal në treg të hapur, e të cilët ende nuk kanë nënshkruar kontrata komerciale, sa më shpejt të lidhin kontratë me njërin nga furnizuesit e licencuar, për të garantuar furnizim të qëndrueshëm”, thekson ZRRE.
Të tjera
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia
Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë
U nda nga jeta ish-gjyqtari i futbollit dhe hendbollit Feriz Parllaku