Boletini jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të bordit të RTK-së

Nënshkruhet marrëveshja, pagat e punëtorëve të RTK-së do të ekzekutohen nesër

Radiotelevizioni i Kosovës ka nënshkruar sot marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, që do të mundësojë ekzekutimin e pagave për punëtorët e RTK-së.

Kështu ka njoftuar drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Hysen Hundozi.

“Sapo e nënshkruam Marrëveshjen për huadhënie me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Pagat ekzekutohen nesër, më 22 gusht 2025. Ju faleminderit për besimin dhe mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar Hundozi në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, punëtorët e RTK-së ende nuk i kanë marrë pagat për muajin korrik.

Shqetësim për krizën financiare në mediumin publik ka shprehur edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), zyrtarë të BE-së në Kosovë dhe përfaqësues politik.