Një 31-vjeçar ka humbur jetën të dielën pasdite pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve që mori nga rënia e një trungu druri në rajonin e Gollakut.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 17:00.
“Rreth orës 17:00, policia ka pranuar një informatë për një person të lënduar rëndë (dyshohet si pasojë e rënies së një trungu druri). Personi i lënduar L. G, mashkull, 31 vjeç, nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Pllana.
Policia ka njoftuar se njësitet hetimore, në koordinim me prokurorinë, po zhvillojnë hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti tragjik.
Të tjera
Real Madridi fiton ndaj Oviedos, shkëlqen Mbappe
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën
Kosova po fuqizon industrinë e mbrojtjes, duhet anëtarësim në NATO