Mbrëmë në mesnatë ne Klinikën e Pediatrisë në QKUK ka shpërthyer një gyp i kanalizimit, i cili thuhet të ketë dalë në korridoret e repartit, por uji nuk ka hyrë në dhomat ku janë në trajtim fëmijët.
“Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike. Menjëherë kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes, situata është vënë nën kontroll. Nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët”, thuhet në njoftim.
Kanë treguar se pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe se pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit, me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor.



Të tjera
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura
Go*ditet për vd*ekje këmbësori 81-vjeçar në Prizren