Tottenham me ofertë konkrete për mbrojtësin e Leverkusen, rivalizon Chelsean dhe Arsenal – Ekonomia Online

Tottenham me ofertë konkrete për mbrojtësin e Leverkusen, rivalizon Chelsean dhe Arsenal

Pas raporteve se Piero Hincapie ka vendosur të largohet nga Bayer Leverkusen, Tottenham Hotspur raportohet se kanë shtuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e qendërmbrojtësit 23-vjeçar.

Sipas Fabrizio Romano, Spurs kanë bërë një ofertë për Leverkusenin në formën e një huazimi me detyrim blerjeje për 60 milionë euro.

Tottenhami gjithashtu raportohet se është në bisedime të drejtpërdrejta me Hincapien, duke synuar të mposht rivalët e Premier League, Chelsean dhe Arsenalin, për firmën e tij.

Hincapie i cili ka kërkuar largimin nga skuadra gjermane, ishte në lot pas humbjes 2-1 të Leverkusenit në shtëpi kundër Hoffenheim të shtunën, e cila ka shumë gjasa të ketë qenë paraqitja e tij e fundit për “Die Werkself”.