Deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, së bashku me djalin e saj, Aresin, morën pjesë në prezantimin e uniformës zyrtare të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, një projekt i ideuar dhe realizuar nga bashkëluftëtari dhe eprori i UÇK-së, Ferid Berisha nga Shkupi, trasmeton KosovaPost.
Gjatë ngjarjes, pjesëmarrësit evokuan kujtimet dhe sakrificat e dëshmorëve të rënë për liri, duke kujtuar ata që dhanë gjithçka për atdheun.
Ceremonia u përmbyll me një moment emocional, ku Aresi pranoi në mënyrë ceremoniale uniformën e veteranit të UÇK-së për Rexhep Selimin, i cili aktualisht mbahet në Hagë.
“Mes bashkëluftëtarëve evokuam kujtimet për dëshmorët e rënë për liri, për ata që dhanë gjithçka! Në përmbyllje të ngjarjes, me shumë emocione, biri ynë, Aresi pranoi në mënyrë ceremoniale, uniformën e veteranit të UÇK-së, për Rexhën. Lufta jonë ishte e vështirë, mirëpo e drejtë dhe e lavdishme, andaj dhe jetojmë e punojmë për ta nderuar atë!”, shkroi Mehmeti-Selimi.



Të tjera
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura