Bashkimi Evropian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kosovën në kuadër të Pakos së Mbështetjes Energjetike (IPA 2023), duke e rikonfirmuar mbështetjen e tij për tranzicionin e gjelbër dhe energjinë e pastër në vend.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se tashmë do të mundësojnë 1 mijë e 435 familje dhe 10 biznese, transmeton Telegrafi.
“Është lëshuar kësti i fundit nga Bashkimi Evropian, duke mundësuar disbursimin e mjeteve për 1,435 familje dhe 10 biznese që kanë përfituar në raundin e fundit të subvencioneve për pajisje efiçiente të energjisë.
Prej vitit 2022, fillimisht përmes masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës e tutje me mbështetje të Bashkimit Evropian, kemi përkrahur mbi 43 mijë familje dhe biznese me mbi 19.6 milionë euro, duke ulur kostot e energjisë dhe përmirësuar kushtet e jetesës në mbarë vendin”, ka deklaruar Rizvanolli.
Ajo ka falënderuar Bashkimin Evropian për partneritetin e vazhdueshëm dhe besimin që e bën të mundur realizimin e programeve të tilla që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve tanë.
Ndryshe, sipas njoftimit të Zyrës së BE-së në Kosovë, fondet u disbursuan më 19 gusht 2025 dhe janë pjesë e ndihmës së përgjithshme prej 75 milionë eurosh që ka ofruar BE-ja deri tani për sektorin energjetik.
Të tjera
As pas 3 tentimeve, Sllavko Simiq s’i merr votat për nënkryetar, Lista Serbe sërish e propozon
Mezi pres të rifillojmë bashkëpunimin e ngushtë vëllazëror mes Shqipërisë dhe Kosovës
Dialogu me Kosovën duhet të kthehet te parimet themelore