Sveçla i uron qytetarët për hapjen e urës së re mbi Ibër

Sveçla i uron qytetarët për hapjen e urës së re mbi Ibër

Është lëshuar në qarkullim ura e re mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut me atë të veriut.

Këtë e ka konfirmuar sot ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Të dashur qytetarë të Mitrovicës dhe gjithë Kosovës, urime ura e re”, ka shkruar Sveçla në rrjete sociale, derisa në fotografinë e postuar nga ai shihen vetura e qytetarë duke lëvizur mbi urë.

Ura u hap në ditën e 55-të prej kur nisi ndërtimi i saj.