Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ura e 36-të në Kosovë e ndërtuar mbi lumin Ibër ka përfunduar dhe tashmë është e hapur për qarkullim. Ura, e cila shërben për kalimin e automjeteve, është bërë funksionale sot nga ora 09:00.
Kurti ka shkruar në Facebook se ndërtimi i kësaj ure u përmbyll për më pak se dy muaj, duke vlerësuar angazhimin e kompanisë dhe punëtorëve si shembullor.
“Urime banorëve dhe qytetarëve të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor”, ka shkruar Kurti.
Ai shtoi gjithashtu se punimet në urën tjetër në këtë zonë e cila është paraparë për këmbësorë janë duke vazhduar.



Të tjera
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura