Prokuroria Themelore në Mitrovicë njofton opinionin publik që në koordinim me Policinë e Kosovës, me urdhër të gjykatës, kanë realizuar urdhër kontroll në një lokacion në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar pesë bimë të mbjella kanabis sativa.
Gjithashtu në njoftim thuhet se është arrestuar një person, i cili u dërgua në mbajtje.
“Është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë një person i dyshuar me iniciale M.A., me dyshim se ka kryer veprën penale Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike”, thuhet në njoftim.



Të tjera
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura