Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u takua sot në Beograd me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Peter Sorensen.
Vuçiq ka theksuar se në takim ishte i hapur dhe u përqendrua në mundësitë për vazhdimin e dialogut me Prishtinën me ndërmjetësimin e BE-së, si dhe në sfidat me të cilat përballemi kur bëhet fjalë për pozicionin e popullit serb në Kosovë e Metohi.
“Vura në dukje se është thelbësore që dialogu të kthehet te parimet themelore mbi të cilat është bazuar, para së gjithash, detyrimi për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, si dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve tanë në Kosovë”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Ai ka theksuar se përpjekja për të ndaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet e ardhshme edhe një herë konfirmon se respektimi i të drejtave themelore dhe liria e aktivitetit politik të serbëve në Kosovë është i kërcënuar.



Të tjera
6 gjëra që duhet t’i mbani sekret, sipas kulturës orientale
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Rasti tr@gjik në Majac, një burrë i vd*ekur dhe dy gra të pl@gosura