Dy anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, kanë dorëzuar ankesën në Gjykatën Supreme të Kosovës kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Kurteshi dhe Krasniqi kanë votuar kundër certifikimit të Listës Serbe, duke u mbështetur në nenet përkatëse të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme.
“Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi në cilësinë e anëtarëve të KQZ-së kanë votuar kundër certifikimit të Listës Serbe. Bazuar në nenin 63 par 1, 3, 4 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, anëtarët e KQZ-së kanë të drejtën ekskluzive ligjore të votojnë për çështje që lidhen me procesin zgjedhor. Tutje, në rastin konkret, neni 17 i LZP-së përcakton shqyrtimin e aplikimeve për certifikim. Konkretisht paragrafi 4 i këtij neni jep të drejtë anëtarëve të KQZ-së që të miratojnë apo të refuzojnë certifikimin e një subjekti politik. Anëtarët e KQZ-së kanë zbatuar nenet përkatëse të cilat i japin diskrecion të plotë lidhur me votimin për apo kundër një certifikimi të një subjekti politik”, thuhet ndër të tjera në ankesën e paraqitur nga dy anëtarët e KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes.
Të tjera
Osmani mirëpret nisjen e zhbllokimit të konstituimit Kuvendit
Ambasadori britanik mirërpret zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, bën thirrje për hapa të mëtejshëm
Vuçiq thotë se bisedoi me Lavrovin për Kosovën