Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka mirëpritur zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar si një hap pozitiv drejt stabilitetit institucional, transmeton KosovaPost.
“Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është një përparim i mirëpritur dhe tregon se kompromisi politik në interes të vendit është i mundur nëse ekziston vullneti”, shkroi ambasadori britanik në postimin zyrtar në rrjetin social, Facebook.
Ai gjithashtu u bëri thirrje partive politike në Kosovë që të veprojnë me shpejtësi për të përmbyllur procesin e formimit të institucioneve.
“I bëj thirrje partive të Kosovës që të ndërmarrin hapat e mëtejshëm shpejt për të përfunduar formimin e Kuvendit dhe të një qeverie të re”, theksoi Hargreaves.



Të tjera
8 ushqime që duhet t’i konsumoni patjetër këtë verë për të marrë gjithë hidratimin që ju duhet
Si të ushqeheni shëndetshëm gjatë muajit të Ramazanit?
Palatova: Duam kompromise politike që Kosova të përparojë drejt BE-së