Nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot përveç zgjedhjes së Kryeparlamentarit, do të mund të bëhej edhe konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia, transmeton KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se Nenad Rashiq do të ishte zgjidhur Nënkryetar i Kuvendit për gjashtë vota më shumë, teksa ka thënë se “opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm.
” Rashiq ka siguruar vota 55 për, një kundër dhe 17 abstenime.
Ajo shpreson që deri të enjten, kur është caktuar seanca e radhës, të ketë reflektim nga partitë opozitare.
“Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku”, ka shkruar Haxhiu.



Të tjera
E pastrojmë rrallë, por këtu gjendet bakteri më i rrezikshëm në banjë
Kjo është gjendja e fëmijës së lënduar nga zjarri në banesën te Parku i Qytetit në Prishtinë
Thomas Partey, arsyeja pse Gana mund të preferojë të përfundojë e treta dhe jo e dyta