Emisari evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen ka treguar detaje për vizitën e djeshme në Serbi.
Sorensen tha se ka zhvilluar bisedime përgatitore përpara raundeve të ardhshme të dialogut
Ai ka thënë se ka dëgjuar me kujdes bashkëbiseduesit në Beograd, ku mes zyrtarëve të Serbisë, është takuar edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.
“Pas vizitës sime në Prishtinë në fillim të gushtit, sot isha në Beograd për bisedime përgatitore përpara takimeve të ardhshme të Dialogut. I dëgjova me kujdes bashkëbiseduesit e mi dhe theksova rëndësinë e normalizimit për hir të njerëzve në terren”, shkroi Sorensen në X.



Të tjera
Apeli shqyrton ankesën ndaj dënimit të Pleskoviqit
Nuk vendosi lule aty ku UÇK-ja quhet organizatë terroriste
Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën