Kapet një person në Prishtinë me 38 qese kokainë

Kapet një person në Prishtinë me 38 qese kokainë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një veturë në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë dhe gjatë kontrollit në të janë gjetur 38 qese substancë narkotike që dyshohet se ishte kokainë. I dyshuari është proceduar mëtej.

 

“Njësitet policore në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit më konkretisht Njësiti për Reagim të Shpejtë gjatë kontrolleve të rregullta ka ndalur një drejtues të një veture në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë. Gjatë kontrollit janë gjetur 38 qese substanca që dyshohet të jenë lëndë narkotike të llojit kokainë. I dyshuari menjëherë është proceduar më tej dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore dhe hetimore. Ky veprim është pjesë e angazhimit tonë të përhershëm për luftimin e shpërndarjes dhe posedimit të substancave të paligjshme, si dhe për garantimin e rendit dhe sigurisë publike”, ka njoftuar Policia e Kosovës.