Mbi 240 hoxhallarë nga e gjithë Shqipëria kanë firmosur një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës dënojnë ashpër gjenocidin mbi popullsinë e Gazës.
Deklarata e publikuar është titulluar “Apel i hoxhallarëve të Shqipërisë kundër gjenocidit në Gaza”.
Në tekstin e plotë, hoxhallarët theksojnë se në Gaza po ndodh një krim historik dhe se çdo heshtje ndaj kësaj tragjedie përbën bashkëfajësi.
Ata kërkojnë ndaljen e menjëhershme të luftës, hyrjen e lirë të ndihmave humanitare dhe daljen “përpara drejtësisë të kriminelëve të luftës”.
“Ky është një krim historik, një gjenocid i hapur, një padrejtësi që nuk mund të justifikohet me asnjë argument politik, ushtarak apo fetar”, thuhet në apel.
Në deklaratë përmenden shifra të larta të viktimave, ku sipas tyre mbi 62 mijë persona janë vrarë, ndërsa burime të tjera e rrisin numrin deri në 100 mijë të vdekur e të zhdukur, gjysma prej të cilëve gra e fëmijë.
Hoxhallarët i bëjnë thirrje opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar që të mos qëndrojë indiferent, ndërsa institucioneve dhe qeverive u kërkojnë të marrin përgjegjësitë e tyre morale, politike dhe ligjore.
Deklarata është nënshkruar nga një listë e gjatë me mbi 240 emra hoxhallarësh shqiptarë, ku përfshihen figura të njohura si Ahmed Kalaja, Ahmed Pisha, Adil Cukali, Agron Krriku, Flamur Hoxha, Genc Aga, Kasem Hafizi, Ilir Hoxha, Naim Babasi, Shaqir Shahu, Shkëlqim Hasula, Xhevahir Bala, Justinian Topulli dhe shumë të tjerë.
Në fund të apelit theksohet se lista e nënshkruesve është e hapur për çdo hoxhë tjetër që dëshiron të bashkohet me këtë qëndrim.
Të tjera
Vjen reagimi i presidentit kroat pasi ushtari i tij në KFOR doli spiun i Serbisë
E Dashura e Pilotit të KFOR-it Lidhet me sulmin t*errorist në Banjskë – publikohen mesazhet sekrete
Kurti e liron nga detyra Emilija Rexhepin