Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha në një konferencë për media ka bërë thirrje që në seancën e sotme të votohet deputeti serb, Nenad Rashiq për nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.
Basha ka thënë se sot është moment historik.
“Mendoj se këtu duhet të ishte tema kryesore, sepse për ne sot është një moment historik ku deputetët do ta kenë mundësinë ta votojnë Nenad Rashiqin si nënkryetar, pra një deputet nga komuniteti serb që e njeh Republikën e Kosovës, e jo deputetë tjerë që ende i referohen shtetit tonë me terma pezhorativ e fyes”, ka thënë Basha.
Kryeparlamentari ka shtuar se sikur kjo të kalonte në seancën e kaluar do të kishim Kuvend të konstituuar dhe do të rrjedhin afatet për formimin e qeverisë.
“Kjo nuk duhet të na ik edhe sot. Edhe deputetët nga komuniteti pakicë jo serb kanë votuar për Rashiqin. Dua të bëjë një lutje për të gjithë deputetët që të votojnë për Nenad Rashiqin”, tha Basha.
Basha tha se është akt patriotik që sot ta votojmë Rashiqin dhe nënkryetar ta kemi një person që njeh Republikën e Kosovës dhe punon për interesat e saj.
Të tjera
Presidentja Osmani takohet me Anu Pratipatin, diskutojnë për zhvillimet në vend
Mbëhet takimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete nën kryesim të Osmanit
Arrestimi i pilotit kroat dhe dashnores së tij serbe, mediat kroate publikojnë mesazhet