Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka bërë një deklaratë para nisjes së seancës konstituive.
Në reagimin e tij në Facebook, Murati ka shkruar se sot para deputetëve janë dy opsione për të zgjedhur nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb.
“Kuvendi sot e ka mundësinë të përmbyllë procesin e konstituimit duke zgjedhur edhe nënkryetarin e 5-të që sipas Kushtetutës duhet të jetë nga komuniteti serb. Para deputetëve janë dy opsione: Të zgjedhin njërin nga 9 deputetët e Listës Serbe, që nënkupton dikush i dirigjuar nga terroristi Milan Radojçiq në kryesi të Kuvendit, apo të zgjedhin një deputet si Nenad Rashiq që nuk është nga Lista Serbe”, ka shkruar ai.
Ai ka pohuar se LVV do të votojë kundër secilit nga Lista Serbe, e që punon kundër Kosovës.
“Ne e kemi bërë të qartë që për cilindo nga Lista Serbe, e cila punon kundër Republikës së Kosovës, vota jonë është kundër. Prandaj i vetmi opsion që mbetet për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit është Rashiq”, theksoi ai.
Ndryshe, Kuvendi ka mbetur pa u konstituar plotësisht, pasi nuk u arrit të votohet për nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb.
Seanca vazhdon sot nga ora 11:00.



Të tjera
Ky është personi që tentoi t’i vras avokatin shqiptar dhe dy serbët në Deçan
Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi
Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro