Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Adem Hoxha. AAK mori këtë vendim pasi në seancën e kaluar, Hoxha votoi pro kandidatit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit.
E rreth këtyre zhvillimeve, deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka ngritur disa pikëpyetje nëse Hoxha u largua nga grupi parlamentar për t’ia bërë Listës Serbe nënshkrimet për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me çështjen e nënkryetarit, transmeton Telegrafi.
“A ka dalë Adem Hoxha nga grupi parlamentar i AAK-së për t’ia bërë Listës Serbe nënshkrimet për Gjykatën Kushtetuese, lidhur me çështjen e nënkryetarit? Lista Serbe nuk i ka 10 nënshkrime, a është bërë largimi për këtë çështje mbetet të shihet?”, ka shkruar ai.
Ndryshe, deputeti i Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha kishte votuar pro kandidatit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës serbe, Slavko Simiq edhe pse ai është pjesë e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar plotësisht, pasi nuk është votuar nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.



Të tjera
13 këshilla nga një nënë për vajzën e saj, si ta jetojë jetën
Disa nga ushqimet që mund t’iu mbrojnë nga gripi
Kështu duket vjeshta nëpër vende të ndryshme në botë