Kampioni i Kosovës, Drita ka shkruar historinë e re.
Gjilanasit kanë triumfuar edhe në duelin kthyese kundër Differdange, me rezultat 1-0, të enjten mbrëma në Luksemburg dhe me rezultatin e përgjithshëm prej 3-1, skuadra jonë kualifikohet në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.
Të besuarit e Zekerija Ramadani edhe në duelin kthyese kundër skuadrës nga Luksemburgu, ja dolën të triumfon në kundër Differdange, këta të fundit nga minuta e tretë mbeten me një lojtar me pak në terren pasi Buch u largua më karton të kuq.
Pjesa e parë nuk prodhoi lojë të mirë, megjithatë, në fraksioni e dytë, kampionët e Kosovës përmes Besnik Krasniqit gjetën golin e fitores së madhe. Krasniqi në minutën e 52-të shënoi nga pika e bardhë golin e vetëm në këtë duel dhe të fitores për Dritën.
Pas Ballkanit, tashmë edhe Drita prek fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, ku nesër pasdite do të mësoj kundërshtarët në këtë garë evropiane.



Të tjera
13 shenja se je më e mençur se moshatarët e tu
Xhenxhefil dhe Aloe Vera për organizëm në formë
13 këshilla nga një nënë për vajzën e saj, si ta jetojë jetën