Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit në raportet ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Ajo tha se BE ka vendosur të mos takohet më me Kryeministrin Kurti dhe ministrat e tij, për shkak të siç theksoi, mosrespektimit të rendit kushtetues në vend.
“Kurrë më parë një Kryeministër i Kosovës nuk është përballur me një goditje kaq të rëndë nga partnerët tanë evropianë. Dhe për çka?! Për mosrespektim të shtetit të vet!!!
Bashkimi Evropian ka vendosur të mos takohet më me Kurtin dhe ministrat e tij derisa të formohet një qeveri e re legjitime.
Ky është turp dhe pasojë direkte e arrogancës dhe shkeljes së Kushtetutës nga Kurti”. ka shkruar ajo.



Të tjera
“Çdo femër që punon, lekët duhet me ia dhënë burrit”, thotë Kreshniku i Dafinës!
Si t’i largoni qimet e fytyrës në kushte shtëpiake
13 shenja se je më e mençur se moshatarët e tu