Manchester City ka një objektiv të qartë për të ndërtuar një sulm ëndrrash: Të nënshkruajë me Vinicius Junior në afatin kalimtar të verës 2026.
Sipas Fichajes, ‘Qytetarët’ po planifikojnë t’i paraqesin një ofertë prej 150 milionë eurosh Real Madridit, duke përfituar nga situata e ndërlikuar që rrethon brazilianin dhe rinovimin e kontratës së tij, e cila skadon në verën e vitit 2027.
Sipas burimeve pranë klubit, klubi nga Etihad janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një projekt sportiv fitues dhe një pagë multi-milionëshe.
Strategjia e klubit anglez është të mos bëjë investime të mëdha në sulm deri në verën e vitit 2026, duke rezervuar fuqinë e tyre financiare për të bërë gjithçka për brazilianin.

Te Real Madridi, e dinë që koha po mbaron. Bordi është i vetëdijshëm se raste si ato të Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldos kanë treguar se askush nuk është mbi institucionin. Edhe pse duan që Vinícius Jr. të jetë një nga shtyllat e “epokës së Xabi Alonsos”, nuk do të bëjnë asnjë përpjekje që rrezikon stabilitetin financiar.
Presidenti Perez mban qëndrimin e tij të prerë: një rinovim është i mundur, por brenda kornizës së klubit. Nëse nuk ka marrëveshje, mundësia e një transferimi nuk përjashtohet.



Të tjera
Si ta kapërceni një ndarje? Përjetojeni fundin e një marrëdhënieje si një mundësi për veten tuaj
Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë
Ushqimet që ju ndihmojnë të ndiheni të lumtur