Kontrollet kufitare dhe kthimi i azilkërkuesve në kufi, sipas ministrit të Brendshëm të Gjermanisë Dobrindt janë pjesë e një politike të sukseshme të migracionit.
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë Alexander Dobrindt është shprehur i kënaqur me efektin e kontrolleve të ashpërsuara në kufi. Politikani kristiansocial kthimet e azilkërkuesve që në kufi i ka cilësuar si një “masë me efikasitet të lartë” në luftën kundër migracionitilegal. Ai i tha revistës “Stern”: “Ne kemi kthyer që nga 8 maji në kufi mbi 10.000 migrantë ilegalë, ndër ta rreth 550 persona, që synonin të aplikonin për azil.
Dobrindt si një ndër veprimet e para të tij pas marrjes së detyrës si ministër i Brendshëm në maj të këtij viti udhëzoi, që të kthehen në kufi edhe azilkërkuesit si dhe qëtë ashpërsohen kontrollet ekzistuese në pikat kufitare. Kontrollet u vendosën që në shtator 2024 nga qeveria e mëparshme dhe ministrja socialdemokrate e Punëve të Brendshme Nancy Faeser.
Bie ndjeshëm numri i refugjatëve
Që me fillimin e kontrolleve në kufijtë e Gjermanisë janë kthyer mbi 30.000 vetë, tha Dobrindt. Nga të gjitha masat e marra në kuadrin e politikës për refugjatët ndërkohë numri i migrantëve ilegalë është përgjysmuar. “Në krahasim europian ne nuk jemi më në krye, por renditemi në vendin e tretë si një destinacion për migracionin ilegal”, tha ministri Dobrindt. Ai e konsideron si sukses thelbësor kthimin e refugjatëve në kufi.
Rezerva ligjore
Lidhur me legjitimitetin e kthimeve të migrantëve ilegalë në kufi sipas udhëzimeve që ka dhënë ministri i Brendshëm ka mjaft rezerva.Një grup refugjatësh në fillim të verës iu drejtua Gjykatës Administrative të Berlinit, e cila u dha të drejtë atyre. Gjyqtarët vendosën përmes një procedure të përshpejtuar, se kthimi i tyre në kufi ka qenë jo konform ligjit. Në bazë të Marrëveshjes së Dublinit që vlen në BE, vendi anëtar ku shkelin së pari refugjatët është përgjegjës për procesin e azilit.
Qeveria gjermane e konsideron këtë vendim gjykate si një rast të veçuar dhe vendim individual: “Politika duhet të bëjë dallimin”, tha Dobrindt. Nëse në një demokraci përballë sifdave të reja nuk duken më mundësi ndryshimi nga politika, kjo i hap rrugën partive radikale. Ai tha, se operon brenda kuadrit të së drejtës europiane dhe gjermane.
Kosto të larta për policinë federale
Pavarësisht çështjeve ligjore partitë e opozitës E Majta dhe ekologjistët vazhdimisht kritikojnë disproporcionalitetin e kontrolleve kufitare. Vetëm nga shtatori 2024 deri në fund të qershorit 2025 ka pasur kosto shtesë mbi 80 milionë euro, kryesisht për turnet shtesë në radhët e policisë federale. Edhe sindikata e policisë e konsideron këtë angazhim forcash si të diskutueshëm në sfondin e numri të vogël të kthimeve në kufi.



Të tjera
Lamine Yamal jep një mesazh teksa flet për përballjen me Ronaldon dhe Portugalinë
Liverpool nderon Jotën me memorial në Anfield
Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes