Këtë të diele të 31 gushtit, Forca e Sigurisë së Kosovës do të nisë ushtrimin fushor “Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë.
Andaj kanë njoftuar qytetarët se nga 31 gushti e deri më 5 shtator sa do të zgjasë ky ushtrim fushor do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës.
“Njoftojmë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga data 31 gusht deri më 05 shtator 2025 ,Forca e Sigurisë së Kosovës do të realizoi ushtrimin fushorë “ Ujku Shigjetë”, në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të tretë. Gjatë kësaj periudhe do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit ushtarak në Babaj të Bokës” thuhet në njoftimin e FSK-së, duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.



Të tjera
Ky është personi që tentoi t’i vras avokatin shqiptar dhe dy serbët në Deçan
Incident në një kopsht në Pejë, edukatorja sulmohet me shufër metalike nga nxënësi
Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro