Oda Ekonomike e Kosovës njofton se Gjykata Supreme ka vendosur që padia e ushtruar nga OEK ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë, do të procedohet dhe do të shqyrtohet për vendim meritor.
Në njoftim thuhet se tashmë është caktuar kolegji i gjyqtarëve i cili do ta trajtojë padinë ndaj ZRrE.
“Përkundër që kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e vendimit nuk është aprovuar, me arsyetimin se akti “Njoftimi i ZRrE-së” nuk i plotëson kriteret e një akti nënligjor normativ, çështja do të shqyrtohet në mënyrë meritore për të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së, përveç këtij njoftimi, sipas afateve ligjore. Andaj, pritjet e Odës Ekonomike të Kosovës janë që gjykata të vendosë brenda afatit 60 ditor nga dita e parashtrimit të padisë, siç e parasheh ligji dhe të anulojë të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së me të cilat janë përcaktuar kriteret për daljen në tregun e lirë”, thuhet në njoftim.
Të tjera
Nuk ka qenë bllof, e ka përkrahjen e krejt grupit tonë të deputetëve
“Shkruaj histori” – protestë kundër vendimit për pushtimin e Ga*zës
Putin thotë se ka arritur “dakordim” me Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë