Shtëpia e Bardhë ka emëruar një zëvendësues për drejtorin e Qendrave të SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), një ditë pasi udhëheqësi i saj i mëparshëm u detyrua të largohej nga puna.
Jim O’Neill aktualisht shërben si zëvendës i Sekretarit të Shëndetësisë Robert F Kennedy Jr dhe do të zëvendësojë Susan Monarez pasi ajo qëndroi në këtë rol vetëm për një muaj, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Avokatët që përfaqësojnë Monarez thanë se shkarkimi i saj ishte i paligjshëm dhe pretenduan se ajo ishte shënjestër e Kennedy sepse refuzoi “të miratonte direktiva joshkencore dhe të pamatura”.
Arsyeja për shkarkimin e saj ishte se ajo “nuk ishte në përputhje me axhendën e presidentit”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.




Të tjera
Ardon Jashari magjeps me lojën e tij dhe fiton Këpucën e Artë
Kam frikë për djemtë e mi
Zyrtarët izra@elitë bëjnë thirrje hapur për pushtim të përhershëm të G@zës