Deri në 1 euro e gjysmë këtë vit qytetaret do të paguajnë për blerjen e specave për turshi
Sipas shitësve rritja e çmimeve ka ardhur si pasojë e thatësirave dhe kushteve klimatike në vend.
Shitësi Riza Krasniqi tha se këtë vit çmimi është më i lartë se vitin e kaluar. Sipas tij, kilogrami i specave aktualisht shitet nga 1 euro e 30 deri në 1 euro e 50 centë, ndërsa vitin e kaluar çmimi ishte rreth 1 euro. Krasniqi shtoi se megjithëse ka interesim nga blerësit, periudha kryesore e shitjeve pritet të nisë në shtator.
“Momentalisht çmimet variojnë prej 1 euro e 30 deri në 1 euro e 50 centë. Sivjet janë më të shtrenjtë. Interesim ka, por sezoni i turshive fillon nga shtatori. Vjet ishin 1 euro, sivjet 1 euro e 50 centë. Nuk besoj se do të ulen, sepse kushtet atmosferike kanë ndikuar”, tha ai për EO.
Të tjera
Vendi më i mirë për të ruajtur ilaçet në shtëpi
Shtatë mënyra si të fitoni respektin tek fëmijët tuaj problematikë
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës