Një skenë e filmave 007 duket se ka ndodhur edhe në Kosovë. Fatmirësisht, një skenë e tillë u zbulua.
Piloti kroat, dhe e dashura e tij serbe nga Mitrovica e Veriut, u arrestuan nga autoritet kroate për veprën e dyshuar të spiunazhit, dhe ndaj tyre u caktua masa e paraburgimit prej një muaji.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në emisionin “Kosova Today”, tha se çështja është tejet sensitive, derisa fatkeqësisht, sipas tij, është se vendet po shikojnë punët e veta, e jo bashkëpunimin.
“Ndërsa siguria nacionale më së shumti është cenuar në Kosovë”, tha Ibishi.
Derisa rastin në fjalë, Blakaj thotë se është tejet shqetësues, por jo i pakapshëm nga organet e Kosovës.
Nga ana tjetër, Esad Çollaku, i cili jeton dhe vepron në Kroaci, thotë se piloti i dyshuar kroat, ka kohë të gjatë që është nën vëzhgime nga ushtria atje.
Derisa eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se AKI ka marrë informacione në televizion.



Të tjera
Abdixhiku: I kërkova Osmanit të ndihmonte LDK-në, pa të do ta kishim më vështirë
“Kosova nuk u ftua në Samitin e NATO-s”, Haradinaj: Në diplomaci nuk ka rëndësi vetëm në cilën sallë hyn, por kush ta hap derën
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: Ç’është më mirë për Kosovën?