Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pak para nisjes së seancës, ka thënë se kjo mbledhje mund të jetë e fundit,
Kjo pasi sipas saj, nëse dështon shorti për të zgjedhur nënkryetarin e pestë nga komuniteti serb, atëherë nuk ka arsye për t’u mbledhur pas 48 orëve.
Ndër të tjera, Haxhiu fajin për moskonstituim të Parlamentit, ia vuri ish-opozitës.
“Kjo mund të jetë seanca e fundit, kjo për shkak se nëse sot të gjithë hedhen në short dhe nuk ka tjetër që pret atëherë nuk ka arsye qe te mblidhemi pas 48, ke ta vendosim ne votim pasi disa kane refuzuar. Është e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi, pasi që kjo situatë të qon në zgjedhje”, tha ajo./EO/



Të tjera
Arr*estohen në flagrancë dy të dyshuar për f@jde, i kërkonin viktimës shtëpinë e lokalet në vlerë rreth 1 milion euro në emër të kamatave
Dënohet me një vjet bur*gim me kusht A.I që kër*cënoi gazetarët në Gjykatë
Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë para udhëtimit