Deputetët e Listës Serbe kanë njoftuar se sot kanë dorëzuar një ankesë në Gjykatën Kushtetuese siç thonë ata, “për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e Kuvendit në Prishtinë”.
“Parimet kushtetuese dhe demokratike janë shkelur rëndë, dhe popullit serb i është pamundësuar të ushtrojë të drejtat e tij të garantuara. Ne presim që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sundimit të ligjit, si dhe të drejtave të popullit serb në përputhje me aktet ligjore në fuqi”, thuhet në njoftimin e partisë në rrjete sociale.
Lista Serbe thotë se mbetet e përkushtuar në luftën e saj për ruajtjen e të drejtave dhe interesave të popullit serb dhe do të vazhdojë të përdorë të gjitha mjetet ligjore dhe institucionale për të siguruar barazinë e plotë.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar