Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas përmbylljes së seancës konstituive, tha se pas shumë vitesh ishte mundësia që të votohej një deputet nga komuniteti serb, që njeh Republikën e Kosovës, por kjo alternativë nuk u shfrytëzua dhe do të dilte jashtë kontrollit dhe ndikimit të Listës Serbe.
Sipas saj, ky ishte momenti vendimtar, sepse lojaliteti ndaj Republikës së Kosovës është baza për pjesëmarrje politike.
“Është e papranueshme që një subjekt politik që nuk e njeh shtetin tonë dhe që punon sistematikisht kundër interesave të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve tanë, nuk mund të pretendojë dhe as të ketë rol vendimtar në proceset demokratike që vet i mohon,” tha Haxhiu.
Ajo shtoi se Lista Serbe i referohet Kuvendit të Kosovës si “Kuvend i Prishtinës”, pra një fyerje e hapur ndaj sovranitetit dhe Kushtetutës së Kosovës.
“Një formacion politik me ideologji të tillë, që sfidon hapur Kushtetutën dhe rregullat e sistemit demokratik, nuk mund të ketë autoritet, as të bllokojë proceset institucionale, dhe as të pengojë jetën politike në vend,” tha Haxhiu.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar